Faqja e specializuar e statistikave sportive, ‘SofaScore’, ka zbuluar një statistikë mjaft interesante lidhur me performancën e futbollistëve në secilën kombëtare që merr pjesë në “Euro 2024”. Duke u bazuar në vlerësimet e lojtarëve për paraqitjet e tyre gjatë sezonit të fundit me klubet, ‘SofaScore’ ka bërë një përmbledhje të notave të futbollistëve.
Për kombëtaren shqiptare, lojtari me notën më të lartë rezulton të jetë Taulant Seferi, i cili ka marrë një vlerësim prej 7.33 nga ‘SofaScore’. Kjo notë reflekton performancën e tij gjatë sezonit të fundit me klubin Bani Yas në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në Grupin B, lojtarët e kombëtareve të tjera kanë performuar gjithashtu shkëlqyeshëm. Për Kroacinë, mesfushori Marcelo Brozovi?, që aktivizohet te Al Nassr në Arabinë Saudite, është vlerësuar me një notë të lartë prej 7.67.
Nga ana tjetër, Italia përfaqësohet me mbrojtësin Federico Dimarco, i cili ka marrë një notë prej 7.35. Dimarco, që aktivizohet te Interi në Serie A, ka treguar një performancë të shkëlqyer gjatë sezonit, duke qenë një element i rëndësishëm në skuadrën e tij.
Spanja përfaqësohet me mesfushorin Rodri nga Manchester City, i cili ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë grup me një notë prej 8.01. Rodri ka qenë një forcë dominuese për Cityn, duke u vlerësuar si një nga mesfushorët më të mirë në botë për momentin.