E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Përplasi ditën e djeshme për vdekje këmbësoren, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin B. K., 21 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoret, shtetaset F. M., dhe Xh. M., dhe më pas, si pasojë e përplasjes ka goditur mjetin me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç. Shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri i njërit prej tyre, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit