Elseid Hysaj është një nga lojtarët më të përfolur të momentit. Ulja e kokës te goli i dytë i Italisë ka shkaktuar reagime të tifozëve, të cilët nuk janë përmbajtur në rrjetet sociale, duke e etiketuar mbrojtësin si fajtorin kryesor.
Në mbështetje të Hysajt ka dalë sulmuesi i Shqipërisë, Jasir Asani, i cili ka publikuar një fotografi me lojtarin, teksa vendosin një emoji të luanit dhe mbretit. Kuqezinjtë synojnë suksesin ndaj Kroacisë, për t’u futur kështu në vallen e kualifikimit.