Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret të Kavajës, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, kur 40-vjeçar R.R. ishte duke shtruar një linjë interneti dhe dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike, e për pasojë humbi jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /btvnews.al