Kroacia është shansi i fundit për kuqezinjtë për të qëndruar në lojë në këtë Evropian, një ndeshje shumë delikate, shumë e fortë, pasi edhe për Kroacinë diskutimi është i njëjtë. Dy ekipet vijnë në këtë përballe me zero pikë pas xhiros së parë, për këtë arsye kërkohet maksimumi.
Në takimin e parë, atë kundër Italisë, Shqipëria u gjykua nga një trupe gjermane, ndërsa në derbin e Ballkanit do të vendos drejtësi një trupë franceze.