“Kylian ka pësuar një frakturë në hundë. Është rikthyer në kampin bazë të skuadrës franceze. Do të marrë trajtimet e duhura, por nuk do të operohet menjëherë, do t’i vendoset një maskë për t’i dhënë mundësinë që të zbres në fushë”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Federatës Franceze.

Edhe vetë ylli francez reagoi në profilin e tij zyrtar në Instagram duke i kërkuar ndjekësve të tij në këshillë se çfarë maske mund të përdorë.