Vrasësi i 11-vjeçares Vasilika nga Myrtia e Ilisë, ka mbërritur dje në burgun e Grevenit, pa i thënë as fjalën më të vogël policisë.
37-vjeçari ndodhej deri pardje në Drejtorinë e Policisë së Ilisë – nën masa të forta sigurie dhe herët në mëngjesin e së dielës u vendos transferimi i tij fshehurazi në Patra, për të shmangur incidentet. Paraditen e djeshme vrasësi është zhvendosur nga Patras në burgjet e Grevenës.
Është një burg i tipit të veçantë, ku strehohen të burgosurit që kanë kryer krime me karakter seksual. Vrasësi pasi mbërriti në qendrën e paraburgimit, iu nënshtrua një sërë analizash për të përcaktuar nëse është përdorues droge dhe pritet t’i nënshtrohet psikologëve dhe psikiatërve specialistë për të kontrolluar nëse ekziston rreziku i vetëlëndimit apo a do t’u sillte telashe shokëve të tij të burgosur. /btvnews.al