Gjykata e Apelit lë në qeli Dritan Nanon dhe dhëndrin e tij, Dorian Alia, porositësin dhe një nga autorët e dyshuar të dhunës fizike të ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Avokati Mëngjesi u dhunua fizikisht nga katër persona, tre prej të cilëve vijojnë të jenë në kërkim.
Mëgjesi pësoi dëmtime të rënda në kokë, ndaj dhe u vendos në intubim nga mjekët për të pasur nën kontroll gjendjen e tij.
Autorët e sulmit
Dritan Nano dyshohet si organizuesi i sulmit, teksa ka angazhuar tre autorët që i bënë pritë Mëngjesit. Bëhet fjalë për:
Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, dhunuesi, dhëndri i Nanos, banues në Tiranë, i cili u vetdorëzua në polici
Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, autor i dyshuar i sulmit, banues në Tiranë, shpallur në kërkim
Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në kryeqytet.
Ndërkohë, në ngjarje dyshohet se është përfshirë dhe një person i katërt, Romario Roberto Tabaku, 26 vjeç, po banues në Tiranë, por ky nuk ishte pjesë e dhunuesve. Tabaku dyshohet se ka pasur për detyrë largimin e autorëve nga vendngjarja, duke përdorur një automjet tip ‘Audi’ me targë AB 696 JT.