Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Holandës dhe Francës.
Holanda pati tre raste për të shënuar, ndërsa Franca dy. Ndërkohë, “gjelat” dominuan në kontrollin e topit me 60%.
Ndeshja është e vlefshme për grupin D, për të cilin më herët luajtën Polonia dhe Austria, ndeshje që u mbyll me fitoren e kësaj të fundit 3-1.