Nën temperaturat ekstreme të ditës së sotme, dhjetëra automjete kanë mbetur bllokuar në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit. Qytetarët e bllokuar aty raportojnë se situata është problematike pasi mes të bllokuarve ka edhe fëmijë e të sëmurë.
I bllokuar ka mbetur edhe një kortezh mortor, i cili po lëviz në drejtim të Qarkut Dibër. Shkak për këtë bëhen punimet për rivitalizimin e aksit ku mjetet e firmës shembin inerte që përfundojnë në asfalt.
Kujtojmë që pak ditë më parë një automjet u godit nga masivi i gurëve teksa po lëvizte në drejtim të Tiranës.