Pas ndërprerjes, është rikthyer energjia elektrike në Tiranë dhe qytetet e tjera të vendit ku kishte probleme.
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka reaguar duke zbuluar shkakun pas ngjarjes që preku konsumatorët.
OST bën me dije se shkak kanë qenë temperaturat ekstreme, ndërkohë që defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë.
Njoftimi i OST:
Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.
Nga këqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.
OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorët.