Ditën e sotme, Shqipëri për disa minuta ka qenë në ‘black out’ për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin.
E njëjta situatë është parë edhe në Mal të Zi, Bosnjë dhe pjesërisht në Kroaci, sipas Reuters.
Agjencia e lajmeve shkruan: “një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike goditi Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë dhe pjesën më të madhe të bregdetit të Kroacisë të premten, duke ndërprerë punën e bizneseve, duke nxjerrë nga puna semaforët dhe duke i lënë njerëzit të pa ajër të kondicionuar në mes të një vale të të nxehtit.
Ministri i Energjisë i Malit të Zi tha se ndërprerja u shkaktua si pasojë e një rritjeje të papritur e konsumit të energjisë për shkak të temperaturave të larta dhe nga vetë ngrohjes që mbingarkonte sistemet. Shpërndarja e energjisë elektrike është e lidhur në të gjithë Ballkanin për transferime dhe tregti”.
Kujtojmë se Operatori i Sistemit të Transmetimit reagoi duke thënë se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kanë qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.
“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.
Nga kryqja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.
OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve”, njoftoi OST.