E hënë, 7 Tetor, 2024

Shifra e fakte të historikut mes Shqipërisë dhe Spanjës

Të gjitha statistikat, faktet dhe detajet që duhet të dini për takimin e Grupit B mes Shqipërisë dhe Spanjës, që luhet të hënën në Dyseldorf.

*Iberikët kanë dominuar 8 ndeshjet e mëparshme mes dy skuadrave, duke i fituar të gjitha. Spanja ka shënuar 31 gola në total.

*Ndeshja e fundit ishte miqësorja e luajtur më 26 mars 2022 në Spanjë. Skuadra e Luis Enrikes fitoi 2-1, me gola të Ferran Torres dhe Olmos, kurse për Shqipërinë barazoi përkohësisht Myrto Uzuni. Goli i tij ishte i treti për Shqipërinë në përballjet me Spanjën.

*Dy ekipet u takuan në kualifikueset e Kupës së Botës 2018, ku Spanja fitoi 0-2 dhe 3-0. Diego Kosta dhe Nolito shënuan në Shkodër, kurse në Alikante realizuan Rodrigo, Isko dhe Tiago Alkantara. Në 1993-shin Spanja kishte fituar 3-0 në shtëpi dhe 1-5 jashtë në kualifikueset e Kupës së Botës 1994.

*Për herë të parë këto skuadra janë takuar në kualifikueset e Europianit 1988: Spanja fitoi 1- 2 në Tiranë dhe 5-0 në Sevilje.

*Spanja ka fituar 9-0 në Sevilje edhe në kualifikueset e Euro 1992. Butragenjo shënoi 4 herë në atë ndeshje. Takimi i dytë në Tiranë u anulua për shkak të situatës politike në Shqipëri.

EURO FAKTE, SHQIPËRIA- Kjo është pjesëmarrja e 2-të e Shqipërisë në Europian, pas debutimit në 2016-ën. *Me Silvinjon, i cili zëvendësoi Rejën, Shqipëria i nisi kualifikueset me humbjen 1-0 në Poloni, por më pas mbeti e pamposhtur dhe zuri vendin e parë në Grupin E me 15 pikë. *Kjo është ndeshja e parë e Shqipërisë në “Dyseldorf Arena”.

SPANJA- Vetëm Gjermania, me 14 herë, ka marrë pjesë më shumë në finalet e Europianit se Spanja, me 12 pjesëmarrje. “Furitë e kuqe” marrin pjesë për herë të 8-të radhazi në Europian. *Spanja, si Gjermania, është shpallur 3 herë kampione: në 1964- ën, 2008-ën dhe 2012-ën. Është e vetmja që ka fituar 2 Europianë radhazi. *Me Luis de la Fuente, i cili zëvendësoi Enriken, Spanja u kualifikua në Euro 2024 si fituese e Grupit A, me 1 humbje dhe 7 fitore. *Spanja ka luajtur në “Dyseldorf Arena” një herë më parë, në barazimin 1-1 kundër Gjermanisë më 23 mars 2018.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit