E premte, 20 Shtator, 2024

Dyshohet se pësoi arrest kardiak, ndërron jetë 66-vjeçari në plazhin e Spillesë

Një 66-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Spillesë paraditen e kësaj të hëne (24 qershor).

Sipas policisë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:40, në Spille, shtetasi M. H., rreth 66 vjeç, banues në Lekaj, Kavajë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit