E mërkurë, 18 Shtator, 2024

Pësoi hemorragji cerebrale/ Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare poeti i njohur, Agim Doçi

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare poeti i njohur, Agim Doçi. Poeti i njohur pësoi pak ditë më parë hemorragji cerebrale në tru, ndërsa për disa ditë qëndroi në spital.

Mësohet se homazhet në nder të Doçit do të mbahen ditën e nesërme në orën 11:00, po ashtu dhe ceremonia e varrimit.

Ndërkohë pritja fillon sot ora 18:00 në një agjenci pranë Medresesë.

Në lidhje me lajmin e hidhur reagoi dhe këngëtarja Myfarete Laze.

MESAZHI I KENGETARES
Lamtumir. Lamtumir, Agim Doçi.
O pendë artë i vargut poetik e të kënduar në breza.
Te kjoftë dheu i lehtë ashtu si të lehtë, të bukur, e bëre jetën tonë, plot shpres, mençuri, dashuri, patriotizëm, vlera, duke skalite në mos harresë emrin Agim Doçi.
Ashtu si trokite në çdo zemër me vargun tënd të kënduar.
Lamtumirë Agim Doçi.
Ngushëllime, Ngushëllime se sot të gjithë me dashuri. Respekt, të thonë:
“Pushofsh në paqe me Zotin tënd”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit