Lënda me zgjedhje është provimi i fundit për maturantet këtë të hënë të 24 qershorit.
Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen testit provimit me zgjedhje. Ata do të paraqiten në 144 qendra të provimit të ngritura në gjithë vendin, për t’iu nënshtruar kontrolleve para nisjes së provimit.
Provimi do të nisë në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë për 2 orë e 30 minuta.
Deri më tani janë zhvilluar tre provime të Maturës Shtetërore 2024, Gjuha e Huaj; Gjuha Shqipe e Letërsia dhe Matematika.