Ditën e sotme përgjatë Ultësirës Perëndimore e bregdet pritet të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në orët e nxehta të ditës pra kryesisht në orët e drekës deri ato të pasdites.
Këto vranësira në këto zona do të shhoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Në relievet malore në lindje reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 31 °C,
në vendet e ulëta: 20 / 33 °C,
në vendet malore: 16 / 29 °C. /btvnews.al