Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka njoftuar pas mbledhjes së qeverisë, se është miratuar rritja e pagës për mësuesit.
Ajo ka zbuluar se paga mesatare shkon në 950 euro, çka në përllogaritje i bie që mësuesit të marrin tre paga më shumë në vit, nëse e llogarisim me pagën aktuale.
Rritja e pagave e nis efektin që nga 1 korriku.
“Nga korriku rritje page për 30 mijë punonjës, rritja më e madhe në dekada.
Paga mesatare rritet me 3 paga në vit, duke e çuar pagën mesatare të mësuesve në 950 euro.
Paga mesatare e mësuesit në arsimin e mesëm, të lartë me vjetërsi mbi 15 vite punë nga 79 mijë 98 mijë 500 lekë.
Në ciklin fillor, paga mesatare me mbi 15 vite pune nga 72 mijë 400 lekë në 95 mijë e 200 lekë.
Paga mesatare e punonjësve socialë dhe psikologëve shkon në 910 euro.
Paga mesatare e punonjësve të sigurisë në shkolla shkon në 900 euro në muaj.
Do kemi dyfishim të pagesës për shërimin për kualifikim për mësuesit i kualifikuar dhe mësues specialist do dyfishohen shpërblimin.”, tha ajo.