E hënë, 8 Korrik, 2024

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, motori del nga rruga, humb jetën 35-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës. Raportohet se rreth orës 01:20, 35-vjeçari me iniciale R. T., duke drejtuar motorin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. 

Për pasojë 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Më datë 04.07.2024, rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit