Deputeti i PD-së, Flamur Noka është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, fill pas sherrit mes Erion Braçes dhe Gazment Bardhit, ku fjalori degradoi në përdorimin e fjalëve “gore dhe k*rvë”.
Noka ka ironizuar qëndrimin e maxhorancës, duke i përmendur disa skandale të qeverisë, por Lindita Nikolla i ka ndërprerë fjalën, duke i thënë se kjo nuk ishte procedurë.
Por ndërprerja e fjalës ka sjell reagimin e opozitës, të cilët kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.
Noka e ka quajtur si “mafia” maxhorancën, por Nikolla i kërkuar të zbatojnë rregulloren.
“Mafie je vetë” tha Nikolla duke i kujtuar Gazment Bardhit se ky i fundit sipas saj “hiqet si dashnor i rregullores”.
Ndërkohë punonjësit u vendosën para foltores, ndërsa Nikolla ndërpreu seancën plenare.
Pjesë nga debati
Flamur Noka: Jeni të zhytur dhe nga sikleti nuk dini çfarë të bëni nuk është faji ynë. A ju kanë faj shqiptarët që Kryeministri futi në zyrë Luftar Hysën, e kartelit Sinaloa? A është zyrë private apo shtetërore? A është private apo shtetërore që futi në zyrë McGonigalin.
Nikolla: Ju heq fjalën, kjo nuk është procedurë.
Nikolla: Uluni në vend, e konsuamuat kohën tuaj.
Nikolla: Patjetër as unë nuk shpëtoj dot, por as ju nuk shpëtoni: Nuk është procedurë.
Nikolla: Mafia je vet! Të tërheq vërejtjen për fyerjen. Keni dalë jashtë procedurës. Ma njeh rregullorja t’jua ndërpresë fjalën. Uluni në vend! Nuk foli për procedurë zoti Bardhi, se jeni dhe dashnor i rregullores dhe Kushtetutës. Nuk foli për procedurë.