Një 70-vjeçar ka humbur jetën sapo ka hyrë në det, në zonën e Plazhit në Durrës.
Shtetasi J. Gj., banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 10:15.
Ndërkohë, pak minuta më vonë, një ngjarje e ngjashme ndodhi në Zvernec. Një 83-vjeçar, banues në Fier, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke u larë në det dhe si pasojë ka humbur jetën duke u transportuar në spitalin e Vlorës.