Në protestë nuk kanë munguar incidentet e vogla, përfshi edhe djegien e disa gomave, dhe hedhjen e objekteve drejt godinës së Bashkisë së Tiranës.
Por kanë munguar përplasjet e forta mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Policia ka ndërhyrë për të fikur flakët që iu vendosën gomave, ndërsa kanë vijuar akuzat në drejtim të Kryebashkiakut Veliaj dhe SPAK.
Protesta e zhvilluar sot dukej si një vijim i ritualit të protestave të mëparshme, ndërkohë që nga mesazhet e dhëna dukej më shumë si një protestë që synonte ti bëhej thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në protestën kombëtare të 11 korrikut.