Ngjarja ndodhi në San Giuliano. Teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë që çoi drejt aktit ekstrem gruan, skuadra hetimore gjeti një shënim të shkruar prej saj.
Sipas asaj që mësohet, gruaja vuante nga depresioni. Gruaja, ashtu si mëngjeset e tjera, kishte shkuar të shoqëronte djalin e saj te prindërit që banojnë në atë pallat dhe më pas do të shkonte në punë. Ndërkohë, fëmija duhej të shkonte në një kamp veror, i shoqëruar nga gjyshërit. Por duket se diçka ka ndodhur që gruaja ndërmori aktin ekstrem, duke u vetëvrarë bashkë me të birin.