E enjte, 21 Nëntor, 2024

Dyshohet se përplasi për vdekje 8-vjeçaren sllovake, arrestohet 18-vjeçari

Është vendosur në pranga 18-vjeçari, i cili dyshohet se përplasi për vdekje vogëlushen sllovake pasditen e së dielës (7 Korrik) në segmentin rrugor “Maminas-Gjiri i Lalzit”.

8-vjeçarja u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërsa i riu me iniciale G. Gj., banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në  segmentin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital”, njoftoi policia.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit