I riu kishte në trup disa plagë të shkaktuara me thikë ndërsa dyshohet se autorët e kanë plagosur dhe më pas e kanë hedhur nga automjeti në rrugë dhe më pas janë larguar.
Mbi ngjarjen, policia bën me dije se një nga autorët është identifikuar dhe vënë në pranga.
“Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intensiv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë.
I dyshuari lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia. Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit”, thuhet në njoftimin e policisë.