“Nuk kam asnjë koment për deklaratat e bëra nga ish-presidenti Ilir Meta”, tha ai, teksa shtoi se nuk mund të japë informacion për statusin e Metës dhe Monika Kryemadhit.
Ndërkohë, Dumani bëri me dije se është regjistruar procedim penal për çështjen e Xibrakës dhe informoi se Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim.