E premte, 22 Nëntor, 2024

Rikthehet i nxehti afrikan dhe temperaturat e larta, parashikimi i motit për sot

Rikthehet i nxehti afrikan dhe temperaturat e larta, parashikimi i motit

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore si dhe depërtimit të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimi dhe shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10-13 m/sek, valëzimi në dete 1-3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 31 °C
në vendet e ulëta: 20 / 36 °C
në vendet malore: 17 / 29 °C

Artikuj te ngjashem

Me te fundit