Anëtari i Kryesisë të PD-së Belind Këlliçi ka publikuar disa foto nga qytetarët e njësisë 5 në Tiranë.
Këlliçi shprehet se të enjten në orën 20:00, opozita do të mbajë protestën e madhe kundër keqqeverisjes. Ai shprehet se Shqipëria duhet t’i kthehet normalitetit dhe kryeministri duhet të ikë një orë e më parë.
“Tirana gati për protestën e ditës së enjte, datë 11 korrik, ora 20:00. Me banorët e Njësisë nr.5 sot ishim të gjithë në një mendje, se Shqipëria tashmë duhet ti rikthehet normalitetit dhe se Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë.