E diel, 25 Gusht, 2024

Horoskopi 12 Korrik 2024

Dashi-Rreshtim mjaft inkurajues i tranziteve planetare me një yll kujdestar si Marsi që ndodhet tani në një kënd mesatarisht pozitiv te Demi, veçanërisht nëse keni lindur në Mars. Ndërkohë sot Afërdita dhe Hëna mbështesin të lindurit në Prill me entuziazëm dhe bujari. Në plan të parë ndikohen pozitivisht miqësitë.

Demi-Planetët tuaj dashamirës sot janë Dielli dhe Mërkuri që priten në shenjën miqësore të Gaforres dhe nxisin tek ju një energji të madhe, por edhe një ngarkesë të konsiderueshme ngrohtësie njerëzore. Në familje, mbi të gjitha, është në lojë një dimension pajtues, të cilin mund ta falënderoni për harmoninë që sjell.

Binjakët-Nuk është e këshillueshme që të tregoheni të nxituar për të arritur qëllimet që i keni vënë vetes. Gjërat e mira bëhen me qetësi dhe duhen menduar, në mënyrë që të mos keni nevojë për t’iu rikthyer edhe njëherë.

Gaforrja-Keni punuar shumë përgjatë kësaj periudhe dhe ndjeni se ju nevojitet një shkëputje nga përditshmëria. Merrni një pushim dhe rifreskoni mendjen.

Luani-Marrëdhënia me partnerin do jetë e mbushur me gëzim. Me financat nuk do keni probleme të mëdha, por kujdes nëse tregoheni të pamatur buxheti do marrë tatëpjetën.

Virgjëresha-Mund të jeni me humorin për t’u argëtuar, por më parë sigurohuni se keni bërë gjithçka që pritet nga ju. Nëse lini një punë përgjysmë, të jeni të bindur se do të ndërhyjë në çdo çështje sociale që keni në plan.

Peshorja-Do jeni shumë agresive me partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia mes jush do përkeqësohet tej mase. Po nuk morët masa e po nuk kërkuat falje për gabimet, shumë shpejt gjithçka që keni ndërtuar do rrënohet. Beqarët duhet të njihen sa më mirë me personat që do takojnë para se të vendosin të hedhin hapa. Me shpenzimet tregohuni vigjilentë dhe nuk keni për të pasur vështirësi.

Akrepi-Do të ndiheni të rrethuar nga një shoqëri e heshtur. Askush nuk ndihet mirë për të folur për gjërat që ju shqetësojnë në ambientin e punës.

Shigjetari-Ju këshillohet të tregoheni shumë të vëmendshëm, pasi situata yjore ka ndryshuar në mënyrë drastike. Kontrasti Mars-Uran do të reflektohet edhe tek ju, që sot do të jeni shumë të tendosur.

Bricjapi-Qielli hapet i kthjellët për ju këtë ditë Korriku. Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë janë më të lirë për të lëvizur dhe për të vepruar, duke mos pasur kundërshtime dhe nxitje të mëdha nga ana e tranziteve planetare. Bricjapët e dhjetëditëshit të parë mund të ndjejnë pakënaqësi të lehtë në fushën e marrëdhënieve ndërpersonale ose familjare.

Ujori-Gjëja më e rëndësishme sot është që të jeni të qartë për idetë që keni dhe ku doni të arrini. Do të ndiheni plot vetëbesim dhe kjo do t’ju japë mundësinë që të përballeni me çdo sfidë.

Peshqit-Sot është mirë sot të mos lejoni që situata të ndryshme t’ju rrëzojnë dhe t’ju bëjnë të mbingarkuar mendërisht. Ju keni caktuar disa synime dhe nuk duhet të devijoni prej tyre, pavarësisht sa vonesa ose prishje planesh hasni./btvnews.al 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit