E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Shkrumbohet kulla qindra vjeçare në Lurë, shpëton mrekullisht çifti i të moshuarve

Një banesë shekullore në Lurë të Dibrës është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjteje. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ka qenë një çift të moshuarish të cilët fatmirësisht kanë arritur të largohen pa pësuar lëndime.

Zjarri i rënë në banesë ka djegur gjithçka duke lënë në qiell të hapur familjen Tollja.

Kryefamiljari Sabri Tollja tha se zjarri ka qenë i menjëhershëm dhe e kanë konstatuar vetëm pasi është bërë banesa me tym, ku në atë moment është menduar vetëm se si të shpëtojnë bashkë me bashkëshorten.

Në ndihmë të familjes Tollja kanë shkuar banorë të fshatit por e kanë pasur të pamundur për të shuar flakët që kishin përfshirë gjithë banesën. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit