E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Qytetarët e Kosovës dynden drejt bregdetit të Shqipërisë për të kaluar fundjavën

Kjo e shtunë ka nisur me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në pikën kufitare të Morinës.

Shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdet, por edhe në qytetet e tjera të vendit duke shfrytëzuar kështu temperaturat e larta.

Për të shmangur fluksin e lartë, pala shqiptare ka vënë në dispozicion gjashtë sportele.

Për mjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë kalimi i kufirit bëhet pa kontrolle sipas procedurës të miratuar për një periudhë nëntë mujore, ndërsa automjetet me targa të huaja i nënshtrohen kontrollit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit