E diel, 8 Shtator, 2024

Vijon prej tre ditësh vatra e zjarrit në Lurë, digjen 50 hektarë kullota dhe pyje

Prej tre ditësh vatrat e zjarri kanë marrë “pushtetin” në fshatin “Gurë Lurë” duke djegur sipërfaqe të mëdha me kullota, pemë ahu dhe pishë të rrallë. Ndërkohë sot raportohet se një vatër zjarri nuk është arritur që të shuhet e cila deri tani ka arritur në një sipërfaqe prej 50 hektarë.

Pavarësisht ndërhyrjes së bërë nga efektivët e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Dibër, të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të shërbimit pyjor Dibër dhe banorë të zonës, nuk është arritur që të vihet në kontroll.

Banorët dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor vijojnë të bëjnë thirrje për ndihmë nga ajri, pasi zjarri po merr përmasa të frikshme për shkak edhe të erës së fortë e temperaturave të larta dhe dëmi në ekonominë pyjore të Parkut Kombëtar “Lurë- Mali Dejës” do të jetë shumë i madh.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit