Bardhi tha se çfarë po bën SPAK për aferën e inceneratorëve. Po ashtu, Bardhi u shpreh se ka informacione se kryeministri i ka dërguar mesazh Dumanit, përmes një funksionari publik, që të mos e hetojë çështjen Xibraka.
Gazment Bardhi: Çfarë ka bërë SPAK për skandalin e inceneratorëve? Incinerator nuk ka, pse nuk ka hetim? BE ka bllokuar fondet për bujqësinë, pasi janë vjedhur. A po hetohet për këtë çështje? Kryeministri ka ndërhyrë për çështjen Xibraka, përmes një funksionari. Cila ka qenë përgjigja juaj për kryeministrin?
Altin Dumani: Çështjet e mbartura janë një problem për SPAK. Hetimi i çështjeve nuk është kaq i thjeshtë sa ç’thuhet. Krimet e zyrtarëve nuk janë të lehta, pasi është një “krim intelektual”. Edhe hetimet për grupet kriminale nuk janë të lehta. Çështja e inceneratorit është në hetim, është kompleks. Edhe çështja për menaxhimin e fondeve të IPART, po hetohet e nuk po jap më tepër detaje. Xibraka është në hetim. Marrëdhëniet e mia me kryeministrin dhe gjithë Kuvendin janë vetëm institucionale e proceduriale. Nuk marr e nuk përcjell asnjë mesazh. /btvnews.al