Gareth Southgate me gjasë do të largohet nga stoli i Anglisë. Edhe pse tek “3 luanët” nuk duan të nxitojnë, zemërimi te anglezët është i madh e me shumë mundësi do të ketë ndarje të rrugëve.
Southgate dështoi të siguronte një trofe të Europianit, me skuadrën që doli duarbosh në dy finale të luajtura. Mediat kanë filluar të flasin, për pasuesin e teknikut.
Emri që po përflitet në korridoret e zyrave të përfaqësueses është ai i Graham Potter, 49-vjeçari britanik që mbahet mend për faktin se ka drejtuar skuadra si Brighton dhe Chelsea. Për të, do të ishtë përvoja e parë ndërkombëtare, pasi deri më tani ka udhëhequr në nivel klubesh.