Prej ditësh një vatër zjarri është aktive në fshatin Gur Lurë në afërsi të grykës së setës në Bashkinë e Dibrës. Ky zjarr që nga data 11 korrik ka djegur rreth 35 hektarë pyll, kullota e pisha. Ndërkohë raportohet se momentalisht janë aktive dy vatra zjarri.
Bëhet me dije se tetë forca të zjarrfikëses tetë punonjës të A.D.Z.M., gjashtë punonjës të Njësisë Administrative Lurë po punojnë për fikjen e zjarrit. Gjithashtu për të neutralizuar situatën janë duke punuar edhe shtatë vullnetar dhe shtatë punonjës të Drejtorisë së Bujqësisë mes tyre dhe shefi sektorit të ndërhyrjes së zjarreve. Duke qenë se zjarrfikësit e kanë të vështirë për të shuar flakët mësohet se në Lurë po pritet një helikopter.