E hënë, 25 Nëntor, 2024

Sot festohet Dita e Ashures, Baba Mondi drejton ceremoninë e festës së bektashinjve: Ju uroj mëshirën dhe dhembshurinë e Zotit

Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve është zhvilluar ditën e sotme ceremonia e festës së “Ditës së Ashures”.

Gjatë fjalës së tij drejtuar besimtarëve, Kryegjyshi i Bektashinjve, Baba Mondi kërkoi që të bëhen vepra të mira dhe gjithmonë të ndihmohen të tjerët.

“Të nderuar besimtarë e klerikë, trupi diplomatik, e nderuar deputete e Gjermanisë, vëllezër nga e gjithë bota, Zoti ju nderoftë. I nderuar që sot kremtojmë ditën e Hashurës, pas 10 ditëve agjërim në nder të martirëve.

Zoti jua shpërbleftë ju që doni Pejgamerin dhe familjen e tij. Dëshira ime është që kjo ashure të jetë e mbushur me mëshirë dhe dhembshurinë e Zotit”, theksoi Baba Mondi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit