Që kur Joe Biden bëri njoftimin e tij për tërheqjen nga gara, kandidati republikan Donald Trump ka publikuar një mori postimesh në platformën e tij “Truth Social”.
“Kush po drejton vendin tonë tani? Nuk është Joe Crooked, ai nuk e ka idenë se ku është. Nëse ai nuk mund të kandidojë për postin, nuk mund të drejtojë vendin tonë!!!”, shkruan Trump.
Në dy postime të tjera, Trump ngre dyshimet: “Biden nuk kishte kurrë Covid. Ai është një kërcënim për demokracinë!”
Më pas shkroi: “Nuk ka mbaruar! Nesër, Joe Biden do të zgjohet dhe do të harrojë që u largua nga gara!”
Më herët, Trump bëri thirrje gjithashtu që Partia Republikane të “rimbursohet për mashtrim” dhe shtoi se debati i ardhshëm televiziv duhet të mbahet në Fox News, në vend të ABC.