Por parashikohet që pas mesdite vranësirat të shtohen në të gjithë vendin tonë. Gjithashtu rritet dhe lagështira në ajër duke krijuar mundësi për reshje shiu në zonat Veriore, në shtrirjen Lindore si edhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.

Vija bregdetare mbetet kryesisht vetëm me kalime vranësirash. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë, e cila pritet në qarqet; Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3  ballë.