Pas disa minutash tubim ka përfunduar edhe protesta e radhës e qytetarëve para bashkisë së Tiranës. Qytetarët u mblodhën para godinës së bashkisë rreth orës 11:00 ndërsa mbajtën fjalimet e tyre.
Ashtu siç edhe në e tjera qytetarët kishin qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes “5D”. Qytetarët janë mbledhur para godinës ndërsa policia ka krijuar një korodon rreth saj. Në ndryshim nga protestat e tjera nuk ka patur tensione dhe as ndezje gomash ose hedhje flakadanësh në drejtim të godinës.