Burime nga grupi hetimor pohojnë faktin se 83-vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike kur ka kryer plagosjen, gjë e cila ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga i biri.

Kujtojmë se 47-vjeçari, i biri i 83-vjeçarit ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka dhunuar babain e tij. I moshuari nuk është shprehur më tepër nëse dhuna ndaj tij ka qenë e vazhdueshme.
Do të jenë hetimet e thelluara që do të bëjë policia për të zbardhur të gjithë rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkohë i plagosuri ashtu sikurse është raportuar edhe më herët u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.