Gjatë një takimi me mbështetës të tij, Basha tha se duhet ti jepet fund pandëshkueshmërise

“Ata që duhet të jenë rojtarë të vlerave të demokracisë, janë po aq të korruptuar sa ata që janë në pushtet. Bashkë i ndërtojnë kullat, bashkë i kanë prokurorët dhe gjyqtarët, por u ka dalë nga kontrolli SPAK, ndaj janë edhe në panik, kanë lëshuar alarmin “SOS”.

Ndaj ata shkatërruan Komisionin e Reformës Zgjedhore, krijuan një nënkomision 3 me 3, që nuk u morr vesh kur nisi dhe kur përfundoi, pasi pazaret i bëjnë diku tjetër.