E martë, 26 Nëntor, 2024

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me motrën, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 36-vjeçar.

Sipas policisë dyshohet se 36-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të.

“Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin 36 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit