Policia bën me dije se 32-vjeçarja është pajisur me urdhër mbrojtjeje, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin 37 vjeç, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij 32-vjeçare se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 32-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.