E premte, 29 Nëntor, 2024

Kthjellime dhe temperatura të larta, mësoni parashikimin e motit për sot

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë relativisht intensive dhe shpejtësi mesatare 3-9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi 10-16 m/s duke u bërë relativisht problematike.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 36 °C,

në vendet e ulëta: 19 / 37 °C,

në vendet malore: 13 / 31 °C.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit