E diel, 24 Nëntor, 2024

EMRAT/ KLP emëron 23 prokurorët e rinj përfshirë edhe Dibra, cakton pozicionet ku do të ushtrojnë detyrën

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e sotme seancën plenare të radhës, në prani të nëntë anëtarëve të tij, si dhe të ftuarve përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, misionit EU4 JUSTICE dhe medias.
Pas caktimit në detyrë të 23 magjistratëve të emëruar në seancën e datës 18.07.2024 dhe shpalljes së vendeve vakante me Vendimin nr. 140, datë 18.07.2024, magjistratët dakordësuan ndërmet tyre, mbi pozicionet e shpallura për plotësim si dhe për caktimin e prokurorive ku do të ushtrojnë detyrën.

Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi unanimisht miratimin e vendimeve për caktimin në detyrën e prokurorit të magjistratëve pranë prokurorive respektive sipas marrëveshjes së dakordësuar, si vijon:

Zonja Olta Hadushaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;

Zonja Ema Lazaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Zonja Ornela Ferhati – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Zoti Mirjon Brahimllari – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Zonja Elsa Gjeli – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Zonja Greta Dreni – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Zoti Kristi Jorgji – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Zoti Arbër Delilaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Zonja Aulona Haxhiraj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Zonja Hava Memko – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

Zonja Arjeta Plaku – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Zoti Renato Tosku – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Zonja Enkelejda Meçka – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Zoti Enea Babameto – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Zonja Valbona Verzeroli – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Zonja Anjeza Topçi – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Zonja Vilma Kapaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Zonja Briselda Zhuzhi – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Zonja Arisa Shkrepi – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Zonja Brisida Leka – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Zonja Klerta Çonga (Gjika) – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Zonja Sonila Qerolla – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Zonja Rajmonda Xhelollari – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit