Mbledhja e Ramës me kryesinë zgjati rreth 30 minuta, takim që u mbajt në Kryesinë e Kuvendit. Padyshim që fokusi i mbledhjes ishte fjalimi i Ramës para deputetëve të tij, ku sqaroi dhe argumentoi vendimin që e çoi në disa ndryshime në kabinetin qeveritar.

Po ashtu ai sqaroi dhe faktin se pse u shty seanca plenare e Kuvendit që ishte parashikuar që të mbahej sot në orën 18:00. /btvnews.al