E diel, 24 Nëntor, 2024

Përmbyset kamioni i ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari

Sipas informacioneve, 31-vjeçari ishte duke manovruar për shkarkimin e kamionit me mineral kromi, por ka humbur kontrollin.

Nga të dhënat e para mësohet se viktima është identifikuar me inicialet S. L., dhe ishte shofer e një firme që shfrytëzon kromin në Kalimash.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37 vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit