E diel, 24 Nëntor, 2024

Begaj mban pezull ndryshimet në qeveri. Presidenca po kryen verifikimet

Ndryshimet në qeveri, të njoftuara nga kryeministri Edi Rama në Kongres, janë ende pezull dhe në pritje të një dekreti nga Presidenti Bajram Begaj.

Prej të dielës, Begaj ka në tryezë propozimet që kryeministri Rama ia dorëzoi personalisht.

Burime për mediat bëjnë me dije se ndryshimet e propozuara nga Rama, pra emrat e 3 ministrave të rinj, janë në proces verifikimi nga Presidenti. Do duhet një dekret i tij që ndryshimet në qeveri të kalojnë në Kuvend, ku kërkojnë 71 vota për të marrë detyrën.

Kuvendi e shtyu mbledhjen e posaçme për ditën e sotme në 18:00, por gjithsesi mbetet ende në varësi të dekretit të Begajt. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit