Artisti i njohur shqiptar Flori Mumajesi prej kohësh është tërhequr nga jeta publike, duke bërë që fansat vazhdimisht të kërkojnë rikthimin e tij. Shumë njerëz kërkojnë nga ai një rikthim, një album apo edhe koncert. Miqësi të humbura, disa vite i tërhequr nga tregu muzikor dhe prej muajsh asnjë shenjë nga rrjetet sociale.
Megjithatë është vënë re një lëvizje e fundit që artisti ka bërë në instagramin e tij. Ai ka ndryshuar foton e profilit me një mesazh për fansat e tij.
Foto e re përbën një sfond të bardhë me një pjesë të kuqe ku në qendër shkruhet “Pak Flor”.
Nuk dihet nëse ky është titulli i albumit më të ri, apo paralajmërim për diçka më të madhe.