Dashi – Venusi në Luan formon një lidhje harmonike që ju njofton se është koha të pranoni vlerat e vetes. Ky aspekt ju mbush me vetëbesim, do t’ju bëjë të tejkaloni pasiguritë dhe të forconi kurajën. Frikërat do të zëvendësohen nga një bindje më e madhe në vlerat tuaja ndaj dilni në skenë dhe tregoni talentet që keni.
Demi – Skena planetare ju nxit që të doni veten ashtu siç jeni, me të gjitha defektet tuaja. Jeni duke u ndier më rehat me veten dhe si rrjedhojë, e keni më të lehtë që të tjerët të shohin kush jeni në të vërtetë dhe të ndiheni mirë me të. Lëreni personalitetin tuaj që të shkëlqejë dhe të tjerët do të reagojnë pozitivisht.
Binjakët – Duhet të vendosni ura komunikimi por edhe kufij. Ka qenë një atmosferë e çuditshme në jetën tuaj sociale që ka ardhur momenti ta qartësoni. Keni mundësinë për të shëruar plagët e vjetra dhe të rregulloni lidhjet që janë ngurtësuar. Komunikoni, flisni me zemër të hapur dhe qeshni së bashku.
Gaforrja – Ka ardhur momenti të shpluhurosni talentet për të cilat keni patur gjithnjë pasiguri. Një lidhje e bukur kozmike rindez krijimtarinë tuaj dhe përforcon vetëbesimin, çka do të bëjë që t’i jepni një tjetër mundësi ëndrrave tuaja. Tërheqjet që keni pësuar kanë qenë leksione dhe jo zhgënime. Miratimi më i rëndësishëm që ju duhet është ai i vetes tuaj.
Luani – Me Venusin në shenjën tuaj do të shkunni bindjet e vjetra që ju kanë zbehur shkëlqimin dhe ju kanë bërë të mos shfaqni potencialin tuaj. Këto ngërçe janë të shkaktuara nga vetë ju dhe presin të shkëputen. Është momenti të ndërmerrni rolin për të cilin jeni lindur.
Virgjëresha – Mezi prisni të çliroheni nga sekretet ose gabimet që ju rëndojnë në ndërgjegje? Intuita juaj është e saktë dhe falja është pranë. Skena planetare ju bën më të hapur e të ngrohtë kundrejt të tjerëve për t’i kuptuar e falur. Sinqeriteti do t’ju lehtësojë dhe do të formojë një lidhje më të ngushtë me ata që u besoni vërtet.
Peshorja – Aftësitë tuaja diplomatike do të shkëlqejnë. Ju jeni negociatori midis njerëzve të rëndësishëm në jetën tuaj që kanë përplasje mes tyre. Ju do të keni në dorë çelësin për të lehtësuar tensionet dhe të promovoni mirëkuptimin. Aftësia për të ekulibruar dhe harmonizuar pikëpamjet e ndryshme është shumë e rëndësishme në këtë moment.
Akrepi – Një moment shumë i rëndësishëm ka ardhur dhe do t’ju bëjë të shihni drejt shkëlqimit. Energjia që ju rrethon favorizon zhvillimin personal. Nëse i jeni shmangur syrit publik ose keni dyshuar aftësitë tuaja, ka ardhur koha të shkundni këto frikëra. Mirëprisni lëvdatat dhe kuptoni vlerën e të qenit i dukshëm.
Shigjetari – Gati për të eksploruar një territor të ri filozofik? Yjet ju udhëheqin drejt horizonteve të reja intelektuale që mund të duken të guximshme. Zhytuni në ujërat e tyre edhe nëse instinkti ju thotë të rezistoni. Ajo që do të zbuloni do të hapë dyer të reja dhe mundësi që do të ridimensionojnë mënyrën si e shihni botën. Pyesni, mësoni dhe do të përshtateni shpejt.
Bricjapi – Koha për të zgjidhur problemet lidhur me shtëpinë dhe marrëdhënien familjare. Keni mundësinë t’u adresoheni dhe të zgjidhni debatet që kanë zgjatur në kohë duke prishur atmosferën familjare. Përqafoni ngrohtësinë e Afërditës për të folur hapur e diskutuar mosmarrëveshjet. Përdoreni këtë mundësi për të forcuar lidhjet në mënyrë që ambienti shtëpiak të jetë më i lumtur e i shëndetshëm.
Ujori – Lidhja e Afërditës hedh dritë mbi rëndësinë e të parit përtej ndryshimeve për të mundësuar bashkëpunimin. Keni dëshiruar që të gjeni një pikë takimi me dikë që e keni patur të vështirë të kuptoheni, qoftë ky në punë, shoqëri apo dashuri. Është një moment i mirë që të kaloni pengesat përmes mirëkuptimit, dilogut të hapur dhe respektit të ndërsjelltë.
Peshqit – Keni energjinë për t’iu përkushtuar mirëqenies tuaj. Nëse keni hezituar për të shpenzuar disa para, aspektet planetare ju favorizojnë që të tregoheni më të kujdesshëm ndaj vetes. Zgjedhjet e reja kanë potencialin për të ndryshuar më së miri jetën tuaj të përditshme.